Një vajzë e moshës 14-vjeçare është zhdukur tash e tri ditë në Prizren, familja e së cilës ka kërkuar ndihmë për gjetjen e saj.
Rastin e konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili tha se organet kompetente janë duke hetuar zhdukjen e 14 vjeçares.
“Është raportuar e zhdukur me datë 16.01.2024, por sot familja kanë kërkuar ndihmë edhe përmes mediave. Rasti është nën hetime nga Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren”, ka thënë Bytyqi. /Telegrafi/