Policia e Kosovës ka raportuar se është në kërkim të një vajzë 14-vjeçare e cila raportohet se ka dalur nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
E njëjta është nga fshati Semaj i Komunës së Kaçanikut, ndërsa rastin e ka raportuar babai i saj i cili ka dhënë edhe detaje.
Sipas raportit të policisë, babai i vajzës kishte deklaruar se e bija e tij e mitur, 14-vjeçare kishte dalë nga shtëpia rreth orës 16:00 për të kullotur bagëtitë dhe nuk ishte kthyer në shtëpi.
“Fsh. Semaj, Kaçanik 27.07.2020 – 18:00. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se vajza e tij e mitur e moshës 14 vjeçare rreth orës 16:00 i kishte lëshuar bagëtinë për t’i kullotur, por ajo nuk ishte kthyer në shtëpi dhe nuk dihet vendndodhja e saj. Njësitë policore së bashku me familjarët e viktimës dhe disa banorë të fshatit janë angazhuar në kërkimin e viktimës”, thueht në raport. /Telegrafi/