Bukuroshja e njohur Morena Taraku ka qenë këtë javë ndër personazhet më të përfolur në media.
Ditë më parë u zbulua se ajo është në lidhje me miliarderin iranian, Sasha Sobhani.
Një lidhje e shumë diskutuar në media, e cila u pasua me realizmin e tatuazheve dhe dedikime ndaj njëri-tjetrit, bëri që lidhja e bukuroshes shqiptare të jetë ndër temat më të diskutuara të javës.
Por, vetëm pak ditë pas kësaj, diçka e çuditshme ka ndodhur me modelen e njohur.
Llogaria e saj në rrjetin social Instagram nuk ekziston më! Nuk dihet nëse është fshirë, apo është ndonjë virus që ka sulmuar llogarinë e modeles, sido që të jetë, faqja me mijëra fansa tani nuk është aktive.
Mund edhe të ketë qenë dëshira e Morenës që ta fshijë vet llogarinë e saj, gjë e cila është e besueshme të ndodh me ndryshimet e fundit në jetën private të saj.
Mijëra fotografi të bukura atraktive e ndjekës në llogarinë e modeles, tani duket se nuk janë më pjesë e rrjetit social Instagram. /Telegrafi/