Telegrafi

Zhduket Behamir Gavazaj nga Zhuri i Prizrenit, familja kërkon ndihmën e qytetarëve për gjetjen e tij

Behamir Gavazaj, nga fshati Zhur i Komunës së Prizrenit, është zhdukur që nga shtatori.

Familjarët thonë se për herë të fundit, Behamiri është parë me 10 shtator, dhe deri me tani nuk kanë informacione për të.

Siç njofton policia, ai është i gjatë rreth 170 cm, 70 kg, flokët e thinjura.

“Kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët, që nëse e shohin personin e njëjtë apo dinë diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren, apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në kërkesën e Policisë, njofton Telegrafi.

I zhdukuri Behamir Gavazaj