Një grua e moshës 86-vjeçare nga fshati Ratkoc i Rahovecit, është zhdukur shpallur e zhdukur.
Fshati Ratkoc ka publikuar fotogtafinë e të moshuarës në faqen e tyre në Facebook.
Aty thuhet se e zhdukura është larguar nga shtëpia të dielen prej ores 16:00.
“Që nga ora 16:00, e ditës së sotme është larguar nga shtëpia e saj një grua e moshuar. Kush e sheh apo ka informacion, ju lutem na kontaktoni në këta numra: 044330067 : 045413262”.
Ndërsa, Shërbimi i Kërkim-Shpëtimit Malor ka nisur një operacion kërkimi në Rahovec.
“Po kërkohet një grua 86-vjeçare nga fshati Ratkoc, e cila ka dalë nga shtepia sot rreth ores 16″00 dhe nuk është kthyer”, thuhet në njoftim./Telegrafi/