Binak Uka, 76 vjeçar nga fshati Bokshiq komuna e Klinës, është zhdukur të mërkurën.
Sipas familjarëve të tij, ai kishte dalë nga shtëpia rreth orës 5 e mëngjesit, dhe më nuk ishte kthyer.
Ai siç tregojnë familjarët, nuk kishte marrë më vete as telefonin e as kuletën.
Ndërkaq, më herët nuk kishte shfaqur ndonjë problem shëndetësor, që do të çonte në ikjen e tij…
Rasti është lajmëruar në polici.
Familja së bashku me të afërmit e tyre, kanë kërkuar gjatë ditës së mërkurë por nuk e kanë gjetur.
Ata kërkojnë ndihmë nga qytetarët, kushdo që ka ndonjë informatë për vendndodhjen e tij, të lajmërojnë./Telegrafi/