Site icon Telegrafi

Zhduket 26 vjeçari, Arban Hisari nga Prizreni – policia kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për gjetjen e tij

Arban (Dashnor) Hisari 26 vjeçar është larguar nga shtëpia më datë 24.12.2024 dhe që nga ajo ditë i ka humbur kontaktet me familjen dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Policia e Kosovës përmes një njoftimi për media kërkon bashkëpunimin nga të gjithë qytetarët  që nëse e shohin personin e njëjtë apo din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policinë Rajonale në Prizren, apo në cilin çdo stacion të policisë në Kosovë.

“Më datë 24 Dhjetor 2024  nga familjarët e tij është raportuar një person i zhdukur.

Personi Arban (Dashnor ) Hisari i lindur me datë 05.06.1998 nga Prizreni,  është larguar nga shtëpia me datë 24.12.2024 dhe që nga ajo ditë i ka humbur kontaktet me familjen dhe nuk dihet se ku gjendet.

Policia në bashkëpunim edhe me familjen  e tij kanë kërkuar personin e zhdukur në vende dhe lokacione të ndryshme, megjithatë personi i raportuar si zhdukur deri me sot nuk është gjet, andaj kërkojmë bashkëpunim nga të gjithë qytetarët  që nëse e shohin personin e njëjtë  apo  din diçka për vendndodhjen e tij të raportojnë Policin Rajonale në Prizren , apo në cilin çdo stacion të policisë në Kosovë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Exit mobile version