Një rast i zhdukjes është paraqitur të premten në njërin prej stacioneve të Policisë së Kosovës në Prishtinë.
Bëhet fjalë për 22 vjeçaren Arbnora Dobra nga komuna e Skenderajt.
Rastin për Telegrafin e ka konfirmuar edhe Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.
“Mund të ju konfirmoj se sot me 28.09.2018 rreth orës 14:00 në Policinë e Kosovës është paraqitur ankuesi Mashkull/SH/K i cili raporton se viktima femër, me datën 27.09.2018 rreth orës 08:15, është larguar nga shtëpia”, ka thënë Hoxha.
Njësitë policore kanë iniciuar rastin dhe kanë filluar procedurat për hetime të mëtejme.
Familja Dobra, kërkon ndihmën e qytetarëve për ta gjetur Arbnorën.
“Po e ndajë me ju shqetësimin e familjes Dobra nga Skenderaj, të cilët që nga mëngjesi i sotëm nuk kanë asnjë informatë e as kontakt me vajzën e tyre 22 vjeçare Arbonra Dobra. Ndonëse, për rastin është njoftuar Policia e Kosovës, familja ka nevojë për ndihmën e secilit në mënyrë që të sigurojnë ndonjë informatë”, ka thënë vëllai i saj, Driloni./Telegrafi