Policia e Kosovës ka njoftuar se një person ka raportuar në polici, se gruaja dhe vajza e tij një vjeçare janë larguar prej shtëpisë dhe nuk janë kthyer më.
Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në Gjakovë, në orën 17:30, dhe momentalisht nuk dihet për vendndodhjen e tyre.
“Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar së viktima femër kosovare , bashkëshortja e tij së bashku me vajzën e tyre një vjeçare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tyre”, njofton policia./Telegrafi/