Site icon Telegrafi

Zhduken katër persona brenda pesë ditësh në Maqedoni

E punësuara në shtëpinë e fëmijëve pa prindër ”11 Tetori” në Shkup, mbrëmë ka paraqitur në polici se dz nga fëmijët që janë nën përkujdesje në këtë shtëpi, të moshës 16 dhe 17 vjeçare, janë larguar nga kjo shtëpi dhe nuk janë kthyer më, tash e tre ditë më parë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Gjithashtu, personi B. N nga Shkupi, ka lajmëruar se nga shtëpia është larguar motra H. N (20), në drejtim të panjohur, tash e katër ditë më parë. Edhe një grua nga Kavadari ka lajmëruar se është zhdukur nipi i saj, i cili ka dalë në kafene dhe nuk është kthyer, tash e dy ditë./Telegrafi/

Exit mobile version