Një skandal i tjetër, që ka të bëjë me të pagjeturit, ka ndodhur në Kosovë.
Familjarët e personave të zhdukur thonë se kanë humbur gjërat e vlefshme të të zhdukurve, përmenden këtu dy kavanoza me stoli ari.
Përfaqësues i familjarëve të personave të zhdukur, Bajram Çerkini, ka shprehur pakënaqësi lidhur me këtë proces.
Ai tha se zyrtari nga Qeveria e Serbisë për persona të zhdukur në takimin e fundit, ka thënë se Kosovës i janë dorëzuar stolitë e gjetura në Batajnicë.
“Familjarët e të zhdukurve ma kanë përmend këtë”, tha ai.
Tha se ndërkombëtarët nuk po i ndihmojnë sa duhet.
Udhëheqësi i njësisë së Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur, Kushtrim Gara shpejgoi pse janë lëvizur gjësendet e të zhdukurve./TribunaChannel/