Dy vajza të mitura raportohet se janë zhdukur në 24 orët e fundit në Kosovë.
Policia ka njoftuar për dy raste, një në Viti dhe tjetra në Rahovec, transmeton Telegrafi.
“Smirë, Viti/28.09.2024-12:30. Ankuesi mashkull kosovar ka njoftuar policin se vajza e tij e mitur ka dal nga shtëpia dhe nuk është kthyer. Rasti në hetime”, thuhet në njoftim.
Po ashtu, policia ka njoftuar se edhe rasti tjetër në Rahovec, po vazhdon të hetohet.
“Rahovec / 28.09.2024-23:00. Me 29.09.2024 ankuesja femër kosovare ka raportuar se vajza e saj viktima femër kosovare –e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj, rasti në procedurë hetimore”./Telegrafi/