Site icon Telegrafi

Zhduken dy vajza të mitura nga Vitia, nëna e tyre dyshon se gjenden në Shqipëri

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se një femër ka raportuar në Polici se dy vajzat e saj të mitura kanë dalë nga shtëpia më datë 23.07.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet për vendndodhjen e tyre.

Sipas ankueses dyshohet se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar pasi që edhe më parë kanë tentuar për të kaluar kufirin për në Shqipëri.

“Viti, 23.07.2021 – 14:00. Më datë 20.09.2021 ankuesja femër kosovare  ka raportuar se dy vajzat e saj të mitura kanë dal nga shtëpia me datë 23.07.2021 dhe që nga ajo ditë nuk dihet për vendndodhjen e tyre. Sipas ankueses dyshohet se vajzat e saj mund të gjenden në Shqipëri duke punuar pasi që edhe më parë kanë tentuar për të kaluar kufirin për në Shqipëri”, thuhet në raport.

Rasti është nën hetime. /Telegrafi/

Exit mobile version