Policia e Kosovës ka njoftuar të enjten për zhdukjen e dy vajzave.
Sipas njoftimit, në Ferizaj është raportuar se një e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.
“Ferizaj 01.08.2023 – 17:00. Raportohet se viktima femër kosovare e mitur është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më”, thuhet në raportin policor.
Rasti është duke u hetuar.
Ndërsa, rasti tjetër ka ndodhur në Malishevë ku një grua ka raportuar se motra e saj ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj.
“Malishevë, 02.08.2023-18:15 Ankuesja femër kosovare ka raportuar se motra e saj kosovare ka dalur nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e saj”, bëhet e ditur tutje.
Rasti është në hetime. /Telegrafi/