Telegrafi

Zhduken dy vajza, një në Viti dhe tjetra në Mitrovicë

Foto: Ilustrim

Policia e Kosovës në raportin 24 orësh ka raportuar për zhdukjen e dy vajzave.

Rasti i parë ka ndodhur në fshatin Lubishtë të Vitisë, ku babai i saj ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj.

Ndërsa, rasti i dytë ka ndodhur në Mitrovicë ku po ashtu babai ka raportuar se vajza e tij  është larguar nga shtëpia dhe nuk e din se ku ndodhet. /Telegrafi/