Site icon Telegrafi

Zhduken dy të mitur nga Shkupi

Në Sektorin për Punë të Brendshme në Shkup janë paraqitur si të humbur dy të mitur nga dy familje të ndryshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Një i mitur ka humbur nga një shtëpi në rrugën ”25 maj” dhe një i mitur ka humbur nga familja me shtëpi në rrugën ”Ranka Milanovqi”.

Ngjarjet kanë ndodhur para dy ditëve dhe prej atëherë familjet nuk i kanë parë 14 vjeçarin dhe 17 vjeçaren.

17 vjeçarja nga Shkupi është larguar me vetëdëshirë dhe është drejtuar në një drejtim të panjohur./Telegrafi/

Exit mobile version