Dy persona raportohet se janë larguar dhe nuk janë kthyer më.
Sipas raportit 24 orësh të Policisë së Kosovës, rastet kanë ndodhur në dy qytete, Istog dhe Prizren.
“Prizren, 10.09.2022-20:00, më datën 13.09.2022 ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.
Istog 13.09.2022-15:35. Ankuesi mashkull kosovar ka raportuar se viktima mashkull kosovar është larguar dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij”, thuhet në raport. /Telegrafi/