Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar për dy raste të zhdukjes së personave.
Këto raste kanë ndodhur në Prizren dhe Istog.
Në Prizren viktima femër kosovare është raportuar e zhdukur pasi është larguar nga shtëpia dhe aktualisht nuk ka informacione për vendndodhjen e saj. Rasti është duke u hetuar nga autoritetet përkatëse.
Një tjetër rast i ngjashëm është raportuar në Istog, ku po ashtu një femër kosovare është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj. Ky rast gjithashtu është në procedurë hetimore. /Telegrafi/