Site icon Telegrafi

Zhbogar: Vendimet merren në institucione dhe jo në rrugë

Kur do t’i kthehemi Marrëveshjes së Përzhinos se ajo është një proces i vështirë, por çon deri te zgjidhja, ka deklaruar sot euroambasadori në Maqedoni, Samuel Zhbogar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

‘Nga ajo ende duhet të përmbushen çështje të caktuara, para se gjithash përparësitë e reformave. Shpresojmë se Qeveria e ardhshme do të përmbushë reformat’, deklaroi Zhbogar.

Për protestat të cilët po mbahen, Zhbogar tha ajo është e drejtë e pacenueshme përderisa janë të qeta dhe nuk ka sulme ndaj gazetarëve dhe fjalës ose gjuhës së urrejtjeve. Përsëri, Zhbogar tha se edhe nëse politikanët duhet t’i dëgjojnë demonstruesit, vendimet merren në institucione dhe jo në rrugë. /Telegrafi/

Exit mobile version