Telegrafi

Zhbogar: Do të bashkëpunojmë me të gjitha institucionet nën kompetencë të Ministrisë së Drejtësisë

Ministri i Drejtësisë, Bylen Saliu, sot ka realizuar takimin e tij zyrtar me ambasadorin e BE-së në Maqedoni, Samuel Zhbogar, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Gjatë këtij takimi, siç njoftojnë nga zyra për informim e Ministrisë së Drejtësisë, Saliu dhe Zhbogar kanë diskutuar fillimusht për situatën e përgjithshme politike e krijuar së fundmi në Maqedoni si dhe për reformat urgjente prioritare, përkatësisht për krijimin e strategjisë në gjyqësi.

Saliu ka falenderuar ambasadorin Zhbogar për vizitën në MD, duke shprehur gjithashtu gatishmërinë e tij dhe të institucionit që ai udhëheq, që bashkëpunimi mes dy vendeve të jetë konstruktiv edhe në të ardhmen, ashtu siç ka qenë deri tani.

Nga ana tjetër, Zhbogar ka shprehur gatishmërinë e tij për të vazhduar bashkëpunimin me të gjitha institucionet nën kompetencë të MD. /Telegrafi/