Telegrafi

Zhbogar: Raporti i KE-së për Maqedoninë nuk është i mirë, kriza po zgjatë shumë

Eurodeputeti në Maqedoni, Samuel Zhbogar gjatë konferencës ku edhe u publikua raporti i KE-së deklaroi se ky raport nuk është i mirë për vendin, dhe shkak për këtë është krizën politike në vende cila po zgjatë shumë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Do e filloj me lajmin e mirë, e ai është se përsëri është dhënë rekomandim pozitiv për kushtet e marrëveshjes së Përzhinos, organizimi i zgjedhjeve të besueshme dhe zbatim i reformave prioritare. Qeverisë së re i ngelet që këtë rekomandim ta kthejë në të pakushtëzuar. Raporit nuk është i mirë, ka ngecje në fushën e sundimit të së drejtës, gjyqësorë, përparim i pamjaftueshëm në reformat e administratës publike dhe korrupsioni është ende i hapur në shumë fusha. Gjithashtu duhet luftë kundër larjes së parave. Gjendje serioze është edhe situata e mediave, diversiteti dhe balancimi nuk janë në nivel”, deklaroi mes tjerash Zhbogar.

Zhbogar theksoi se pozitive është ajo që liderët e partive poltike kanë arrtiur të merren vesh që zgjedhjet të mbahen më 11 dhjetor, për dalje nga kriza./Telegrafi/

Lexo po ashtu Ky është Raporti i KE-së për Maqedoninë