Site icon Telegrafi

Zhbogar nga 1 shtatori ambasadori i ri i BE-së në Maqedoni

Ish-ministri i punëve të jashtme të Sllovenisë dhe Përfaqësuesi Special i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar nga 1 shtatori do të jetë shefi i ri i delegacionit të BE-së në Republikën e Maqedonisë.

Edhe pse nga Komisioni Evropian dhe nga Shërbimi Evropian për Punë të Jashtme ende nuk duan që zyrtarisht të vërtetojnë, pasi që janë duke përgatitur një njoftim ku do t`i publikojnë të gjithë 15 ambasadorët e BE-së në vendet e Ballkanit dhe rajonit, megjithatë slloveni javën e kaluar ka kryer me sukses dëgjimin para Komisionit për punë të jashtme të Parlamentit Evropian dhe mori leje që nga 1 shtatori ta marr funksionin e Aivo Orav në Shkup./Telegrafi/

Exit mobile version