Delegacioni i Bashkimit Evropian në Maqedoni i ka shpërndarë çmimet vjetore ”Jean Monet” për kategorinë e tekstit më të mirë gazetaresk, si edhe për fotografinë më të mirë profesionale dhe amatore, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas agjencisë së lajmeve AIM, çmimi për tekstin më të mirë gazetaresk, pas vdekjes, iu dha Vllade Gjorçevit, gazetar i agjencisë së lajmeve Meta.
Për fotografinë më të mirë profesionale u vlerësua fotografi Robert Atanasovski, kurse për atë amatore, Darko Cvetanovski. Çmimet u dhanë nga ambasadori Samuel Zhbogar./Telegrafi/