Telegrafi

Zhbogar: Mirëpresim përkushtimin e OBRM-PDUKM-së për integrimet euro-atlantike të Maqedonisë (Cicërimë)

Ambasadori i BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, ka realizuar një takim me ish-kryeministrin, njiherit kryetar i OBRM-PDUKM-së, Nikolla Gruevski, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Në profilin e Ambasadës së BE-së në Shkup në rrjetin social Twitter, Zhbogar deklaron se vlerëson diskutimin e hapur me Gruevskin, dhe se i ka dëgjuar shqetësimet e partisë së tij dhe të mbështetësve të tij.

Njiherit, Zhbogar mirëpret përkushtimin e OBRM-PDUKM-së për integrimet euro-atlantike duke pritur që një gjë e tillë edhe të ndodhë./Telegrafi/