Site icon Telegrafi

Zhbogar: Mediat në rajon përmirësohen

Kryesuesi i zyrës së BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, në eventin e gazetarëve “EU-Western Balkans Media Days 2018”, tha se mediat në rajon punojnë për t’u përmirësuar, njofton Telegrafi Maqedoni.

“Ne kemi mësuar nga baticat dhe zbaticat tek vendet e rajonit dhe pasqyrimin në media. Krizat kanë shkaktuar vetëdijësim tek qeveritë se mediat duhet të jenë të pavarura. Ndryshimet në media pasqyrohen te qytetarët. Në përgjithësi, jemi në rrugë të duhur drejt punës së mediave”, tha Zhbogar.

Përndryshe, ky event organizohet për së dyti herë dhe do të mbahet për tre ditë. / Telegrafi/

 

Exit mobile version