Shefi i delegacionit të BE-së në Maqedoni ka vazhduar të thotë se zgjedhjet e 11 dhjetorit do të jenë zgjidhje kredibile dhe të drejta, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Kjo krizë u shkaktoi goditje serioze jo vetëm sistemit politik, por edhe vetë themeleve të sundimit të së drejtës dhe rendit demokratik dhe e paralizoi vendin tashmë tejet gjatë. Unë jam optimist dhe do të doja të konkludoj se me të vërtetë besoj se me angazhim të fuqishëm politik dhe përpjekje nga të gjithë faktorët relevantë, shoqëria civile dhe qytetarët, problemet do të zgjidhen dhe kriza do të përfundojë”, porositi euroambasadori Zhbogar në konferencën që është pjesë e Twinning projektit me titull ”Mbështetje për preventivë efikase dhe luftë kundër korrupsionit”, tha Zhbogar./Telegrafi/