Bashkimi Evropian është i gatshëm të punojmë me kryetarin e ri Xhaferi, me qëllim për reformat e nevojshme për integrimin e vendit në BE, kështu ka shkruar në Twitter ambasadori i BE-së, Samuel Zhbogar, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Kujtojmë se ky është takimi zyrtar Talat Xhaferi-Samuel Zhbogar pas hyrjes së kryekuvendarit të ri në kabinetn.
Takimi ka vijuar një ditë pasi deputetët e OBRM-PDUKM janë munduar të pengojnë punën. Xhaferi tanimë i ka edhe vulat e Kuvendit të Maqedonisë. /Telegrafi/
Met with Parliament’s new Speaker Mr Xhaferi. Expressed EU’s readiness to work with him on necessary reforms for Euro-Atlantic integration pic.twitter.com/iG9lVS3PC3
— EU Ambassador (@AmbassadorEU) May 3, 2017