Site icon Telegrafi

Zhbogar: Fushata duhet të jetë korrekte dhe zgjedhjet të jenë të besueshme

Euroambasadori Samuel Zhbogar deklaron se zgjedhjet e 11 dhjetorit mund ta nxjerrin vendin nga kriza politike vetëm nëse fushata do të jetë korrekte dhe zgjedhjet të jenë të besueshme, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai mori pjesë në hapjen e konferencës kombëtare ”Ndërtimi i kulturës së bashkëjetesës: Bashkëpunimi në mes të organizatave qytetare në vetëqeverisjen lokale, si faktor për zhvillim të dialogut ndëretnik”.

Zhbogar theksoi se pjesë e aktiviteteve janë edhe përmirësimi i marrëdhënieve ndëretnike dhe zbatimi i Marrëveshjes së Ohrit./Telegrafi/

Exit mobile version