Site icon Telegrafi

Zhbogar dhe Ivanov diskutuan për gjendjen e tanishme politike në Maqedoni

Ashtu siç edhe u njoftua më herëet, kryetari Gjorge Ivanov është takuar me amabsadorin e BE-së në Shkup, Samuel Zhbogar, me të cilin kanë diskutuar për situatën e tanishme politike në vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas njoftimit të kabinetit të kryetarit Ivanov, ambasadori Zhbogar i ka prezantuar qëndrimet e Bashkimit Evropian në lidhje me situatën politike në vend.

Ivanov ia ka përcjellur qëndrimin ambasadorit Zhbogar se do të fillojë me konsultime pas rikthimit të mandatit për formimin e qeverisë së re./Telegrafi/

Exit mobile version