Telegrafi

Zhbllokohet Superkupa e Anglisë, Alexander-Arnold shënon supergol për epërsinë e Liverpoolit ndaj Cityt

Liverpooli ka gjetur golin e parë në ndeshjen e Superkupës së Anglisë ndaj Manchester Cityt, ndeshje që njihet ndryshe edhe si Community Shield.

Superkupa e Anglisë është zhbllokuar relativisht shpejt, pasi një tempo jo të vogël të fillim ndeshjes.

Është mbrojtësi anglez, Trent Alexander-Arnold, i cili ka shënuar për epërsinë e Reds 1-0.

Goli i anglezit erdhi në minutën e 21-të të takimit.

Ky gol u shënua pas asistimit të Mohamed Salah. /Telegrafi/