Telegrafi

Zhbllokohet sfida, Shqipëria kalon në avantazh

Shqipëria ka kaluar në avantazh ndaj Moldavisë në udhëtim, sfidë kjo që po zhvillohet në kuadër të kualfikimeve për Euro 2024.

Ishte minuta e 24-të kur Taulant Seferi fitoi një penallti të cilën e shndrroi në gol me shumë qetësi Sokol Cikalleshi.

Ky ishte goli i parë i Cikalleshit në këtë cikël të kualifikimeve.

Në rast se Shqipëria fiton këtë ndeshje ose eventualisht merr një pikë, do të sigurojë kualifikimin në Kampionatin Evropian që do të mbahet në Gjermani./Telegrafi/