Telegrafi

Zhbllokohet El Clasico, Benzema shënon gol të bukur me thembër ndaj Barcelonës

Real Madridi ka gjetur golin e parë ndaj Barcelonës në ndeshjen El Clasico të vlefshme për javën e 30-të në La Liga.

Është sulmuesi francez, Karim Benzema, i cili ka shënuar gol të bukur me thembër për epërsinë 1-0 të Real Madridit.

Goli i Benzemas erdhi në minutën e 13-të të ndeshjes.

Ky gol erdhi pas një kundërsulmi të shpejtë dhe asistimit nga Lucas Vazquez. /Telegrafi/