Telegrafi

Zhbllokohet Derby della Madonnina, Brozovic kalon Interin në epërsi ndaj Milanit

Interi ka gjetur në fillim të pjesës së dytë golin ndaj Milanit në derbin e vlefshëm për javën e katërt të Serie A.

Është mesfushori kroat, Marcelo Brozovic, i cili ka shënuar për epërsinë prej 1–0.

Goli i kroatit erdhi pas një skemë nga goditja e dënimit, ku topi iu asistua nga Stefano Sensi.

Ky gol u shënuan në minutën e 49-të të ndeshjes.

Ishte VAR-i që konfirmoi këtë gol, pasi fillimisht u anulua për pozitë jashtë loje. /Telegrafi/