Telegrafi

Zhbllokohet derbi i Londrës, Cole Palmer shënon nga penalltia

Është shënuar goli i parë në derbin e Londrës mes Chelseat dhe Arsenalit, ku realizator i golit ishte prurja e re Cole Palmer i cili shënoi për t’i dhënë avantazhin vendasve.

Palmer shënoi në minutën e 15-të nga pika e penalltisë, duke mposhtur portierin Raya.

Kujtojmë se Palmer iu bashkua Chelseat këtë sezon nga skuadra e Manchester Cityt dhe ky ishte goli i tij i dytë këtë sezon në Ligën Premier./Telegrafi/