Site icon Telegrafi

Zhang planifikon revolucion te Interi

Ndeshjet e ardhshme të Interit mund të jenë vendimtare për sezonin e tyre, pasi Suning Group mund të riparojë tërësisht gjërat nëse humbasin kualifikimin në Ligën e Kampionëve.

Nerazzurrët filluan këtë sezon në formë të mirë nën drejtimin e Luciano Spallettit, por fitorja e së shtunës ndaj Beneventos ishte vetëm e dyta në 13 ndeshje radhazi në të gjitha garat.

Tre ndeshjet e ardhshme e shohin klubin Nerazzur të luajnë ndaj rivalëve të Milanit, pastaj ndaj udhëheqësve të Serie A, Napolit dhe së fundmi me pretendentët e Ligës së Evropës, Sampdorian.

Lexo po ashtu Interi fiton ndaj Beneventos dhe merr paksa zemër për derbin ndaj Milanit

Sipas Corriere della Sera, rezultatet negative në këto tri ndeshje mund të ndryshojnë situatën në Inter, pasi Liga e Kampionëve është objektivi minimal i këtij sezoni.

Spalletti dhe futbollistët janë në rrezik! (Getty Images)

Në rast dështimi të këtij objektivi, pronari Jindong Zhang mund të bëjë ndryshime të mëdha në klub.

Mediumi italian thekson se Zhang mendon të ndryshojë trajnerin, por edhe skuadrën nëse kjo nuk arrihet.

Lexo po ashtu Kinezët premtojnë investime për zikaltrit

Kështu, muaji maj pritet të jetë muaji më i rëndësishëm për Spalletin dhe lojtarët e tij në rrugën drejt përmbushjes së objektivave.

Montalisht Interi renditet në pozitën e katërt me 51 pikë, një më pak se Lazio e vendit të tretë dhe një më shumë se Roma e vendit të katërt. /Telegrafi/

Exit mobile version