Telegrafi

Zhaklina sqarohet në BBVA duke thënë se nuk është kërcënuar – produksioni ia heq të drejtën të komentojë Oltën

Mbrëmja e së martës në Big Brother VIP Albania ka nisur me një sqarim nga opinionistja e programit, Zhaklinë Lekatari.

Kjo pasi gjatë javës ajo ishte bërë kryetemë e disa mediave për shkak të rrjedhjes së një audio-incizimi, ku ajo mund të dëgjohej duke thënë se është kërcënuar nga burri i konkurrentes Olta Gixhari.

Ajo i kërkoi ndjesë publikut, duke thënë se ka rënë në grackë, pasi biseda intime në fjalë është publikuar në keqbesim dhe i është ndërruar konteksti.

Zhaklina Lekatari (Foto: Zhaklin Lekatari/Instagram)

Zhaklina ritheksoi se nuk ndjehet e kërcënuar nga askush.

“Rashë në grackën e mesazheve dhe komenteve që kanë pasur gjuhë dhune. Fatkeqësisht dhe opinioni i shprehur i imi për një person të afërt është marrë në kontekst tjetër dhe është hequr nga ajo që kisha thënë…gjithsesesi, unë jam këtu për të kërkuar falje dhe rrini të qetë. Më duhet të pranoj se u tërhoqa nga ajo rrymë e madhe që kishte nisur dhe nuk doja të bëhej kaq e madhe një mendim i imi”, ka thënë Zhaklina.

Derisa u tha një vendim nga Arbana se tashmë lojën e Oltës do ta komentoje vetëm opinionisti Arber Hajdari me arsyen për korrektesi.

“Komentet per Olten do ti beje gjithmonë Arberi për te qene fer edhe me te gjithë konkurrentet e tjerë”, tha Arbana Osmani. /Telegrafi/