Telegrafi

“Zhaklina boll”, Arbana Osmani nuk përmbahet ndaj opinionistes në Post Big Brother VIP Albania

Arbana Osmani dhe Zhaklin Lekatari (Foto: Top Channel)

Mbrëmë (e shtunë) është mbajtur takimi i fundit mes protagonistëve të edicionit të dytë të Big Brother VIP Albania.

Në Post BBVA 2 është diskutuar mbi ngjarje të shumta që kanë ndodhur brenda shtëpisë, gjersa nuk kanë munguar edhe debatete e shumta mes banorëve.

Një prej zërave më të ngritur ka qenë ai i opinionistes Zhaklin Lekatari, e cila ka qenë gjithashtu shumë e përfolur gjatë këtij spektaklit.

Arbana Osmani në Post Big Brother VIP Albania 2 (Foto: Arbana Osmani/Instagram)

E teksa diskutonte me banorët për “simpatinë” e saj ndaj Kristi Aliajt, Zhaklina vazhdimisht ka bërtitur duke kërkuar argumente nga të pranishmit se ata mendonin në këtë mënyrë.

Dhe në atë moment, moderatorja e programit Arbana Osmani nuk ka mundur që të përmbahet nga diskutimi i vazhdueshëm dhe pa pushim, teksa në një moment i është drejtuar me: “Zhaklina, të lutem boll”.

Pas atij momenti, duket se situata u qetëasua paksa, megjithatë nuk kanë munguar debatat e zjarrta, kryesisht mes banorëve: Luiz, Olta, Kiara dhe Armanldo. /Telegrafi/