Telegrafi

Zhaklin Lekatarit ia dëmtojnë veturën, gjatë natës ia thyejnë xhamat në parking pas mbarimit të mbrëmjes së tensionuar në BBVA?

Zhaklin Lekatarit, opinionistes në Big Brother VIP Albania ia kanë dëmtuar makinën në parking.

Burime për JOQ Albania, bëjnë me dije se Zhaklina e ka pasur të parkuar makinën në një nga parkingjet tek stadiumi Dinamo.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po kryhen hetime.

Zhaklin Lekatarit ia dëmtojnë veturën (Foto: JOQ)

Dyshohet se ngjarja mund të ketë ndodhur edhe për shkak të debateve në Big Brother.

Lexo po ashtu Pas mbrëmjes së tensionuar në BBVA, Kiara ka një mesazh thumbues për opinionistët dhe kritikuesit e saj

Mbrëmjen e djeshme, ajo pati një debat të fortë me Kiarën, ish-banore e BB Vip, e cila mbrojti Luizin, pas disa debateve të ndodhura.

Zhaklin Lekatarit ia dëmtojnë veturën (Foto: JOQ)

Pista kryesore ku po hetohet flitet që është kjo e debateve në Big Brother VIP Albania.

Lexo po ashtu Arbana Osmani "humbet kontrollin" në BBVA dhe i drejtohet Zhaklinës: Qetësohu, çfarë paske kështu

JOQ Albania ka siguruar edhe fotot, ku Zhaklina ngushëllohet për ngjarjen nga një mikeshë e saj, teksa në vendngjarje shihen edhe efektivët e policisë.

Zhaklin Lekatarit ia dëmtojnë veturën (Foto: JOQ)