Dua Lipa kohët e fundit është ndër figurat më të komentuara në fushën e modës dhe bukurisë.
Shumë nga fansat e saj do kishin dëshirë të dinin se si është një ditë nga jeta e artistes, e cila ka zgjedhur të bëjë një jetë me shumë aktivitete.
E pra, këtë dëshirë fansave ua ka plotësuar revista e famshme “ELLE”, e cila ka sjell përgjigjet e këngëtares shqiptaro-britanike, për ato se çfarë ajo bënë gjatë ditës.
Një detaj që nuk e dinim është se Dua zgjohet në orën 6:30 të mëngjesit për të bërë dush dhe vazhduar më pas aktivitetet e saj.
Në mesin e lajmeve të fundit se ajo po sjell muzikë të re, këngëtarja nuk hezitoi që përgjatë këtyre përgjigjeve të flasë për të gjitha sekretet e bukurisë dhe disa rregulla që duhet ndjekur sipas saj.
Në vazhdim, përgjigjet që Dua Lipa dha për Revistën “ELLE”:
Zgjohem në..
…6.30 të mëngjesit. Nuk kam planifikuar të bëhem një vajzë që zgjohet herët. Por tani kam ndryshuar. Çfarë ndodhi?
Unë e filloj ditën me …
… një dush, pastaj pastrues kremi, serum me vitaminë-B, krem hidratues dhe SPF. Unë kurrë nuk kam qenë kaq e kujdesshme ndaj lëkurës, por tani udhëtoj shumë, ndaj më duhet.
Unë e mbaroj ditën me…
… një vaj pastrues për të hequr makijazhin tim, i ndjekur nga një serum probiotik dhe krem për fytyrën.
Cila është rutina juaj e makijazhit?
Mundohem të mos vë maijazh në ditët që nuk më duhet, por nëse e bëj, duhet 15 minuta maksimum. Unë vendosë lapsin për vetulla, hijezimin e syve dhe rimelin, dhe më pas unë jam te dera gati për të dalë.
Unë ushtroj…
… pesë ditë në javë në mëngjes. Kur jam në turne, përdor “Class Pass”, ose bëj një stërvitje 15 minutëshe në dhomën time të hotelit.
Kur shikoj në pasqyrë shoh…
… vetulla të mira. Ato vijnë nga ana e familjes së babait tim, plus mamaja ime nuk më la kurrë t’i hiqja – madje edhe kur ato rriteshin deri tek qepallat e mia!
Zakoni im i preferuar i bukurisë është ...
… tretmani i fytyrës. Në Londër, shkoj në një vend të quajtur “Pfeffer Sal” disa herë në muaj.
Artikujt e fundit të bukurisë që bleva vetë ishin…
… “Pai Rosehip”, “Oil Cleansing”, “Oil and RMS Luminizer”, nga Credo, ky dyqan i mrekullueshëm i produkteve natyrore që gjeta në New York. Bleva gjithçka atje.
Zbulimi im më i madh i bukurisë është…
… larja e buzëve kur lani dhëmbët. Ajo ju shpëton nga lëkura e ngordhur, kështu që buzët tuaja janë më të shëndetshme.
Frigoriferi im është gjithmonë i mbushur me…
… salcë pikante. Është në konkluzionin tim që çfarëdo vendi që vizitoj, kam nevojë për një salcë natyrale pikante. Kam pasur një mango habanero në Austin, Teksas, të cilën e doja shumë.
Gjëja më e çmendur që kam bërë në emër të bukurisë është…
… mikronina (trajtimi i fytyrës me gjak). Lëkura ime u djeg nga rrezet e diellit për dy ditë, por, nga e treta, lëkura ime po bëhej më mirë. Trajtimi zgjati për disa ditë, por më pas u kthye përsëri në normalitet.
Unë e largoj stresin…
… duke medituar. Por nuk jam shumë e mirë në të. Nuk mund të duket se e mbyll trurin, ose thjesht bie në gjumë. Përkundrazi, zbuloj se të kesh një banjë të bukur është vërtet relaksuese.
Mësimi më i madh i bukurisë që kam mësuar ndonjëherë ishte…
… teni fallco nuk është për mua. Unë thjesht nuk jam shumë e mirë për të mbajtur makijazhin.
Trajtimi i fundit i bukurisë që kisha ishte…
… në Kanë me Teresa Tarmey pak para se të shkoja në tapetin e kuq. Ishte një mënyrë vërtet e mirë për të zhytur lëkurën time. /Telegrafi/