Site icon Telegrafi

Zgjimi i kobshëm në errësirë dhe mungesa e ujit

Nëse zgjoheni të mërzitur dhe mbeteni të tillë gjithë ditën, por nuk e dini shkakun e vërtetë të gjendjes së tillë

Shkaktari për mërzinë mesiguri ekziston, vetëm duhet zbuluar gabimet për të cilat shpesh nuk jemi as të vetëdijshëm, transmeton Telegrafi.

• Zgjimi në errësirë, shkuarja me shpejtësi nën dush, pastaj në punë, pa kontakt me dritën, pavetëdijshëm ndikon në humorin e shumicës së njerëzve.

Personat të cilët dritën e ndiejnë vetëm pasdite janë të mërzitur dhe kanë indeks më të lartë të masës trupore, konsiderojnë shkencëtarët. Ekspozimi në diell në orët e paradites është i pazëvendësueshëm.

Vetëm gjysmë ore dritë mëngjesi mjafton për rregullimin e orës së brendshme dhe rregullimin e nivelit të energjisë, apetitit dhe metabolizmit.

Me rastin e zgjimit në mëngjes, gjënë e parë që duhet të bëni t’i ngrini roletat, të hapni dritaret dhe së paku shkurtimisht kënaquni në diell.

• Sasia e pamjaftueshme e ujit pas zgjimit gjithashtu çon në humor të keq, kaos në kokë dhe ndjenjë molisjeje gjatë ditës. Prandaj nëse pini mjaft ujë krijoni ndjenjën e lumturisë, energjisë, shpejtësisë dhe fortësisë.

Për të qenë të gatshëm për të gjitha sfidat ditore, në orën e parë pas zgjimit pini tri gota ujë, thonë hulumtuesit britanikë.

• Mosngrënia e kafjallit mund të shkaktojë zemërim dhe sjellje të paqartë gjatë ditës. Meshkujt të cilët hanë kafjall para se të shkojnë në punë janë në humor më të mirë, më efektiv dhe më shpejt i përfundojnë obligimet ditore, kanë treguar hulumtimet.

Kafjalli i shëndetshëm i kombinuar me proteina dhe karbohidrate, është shumë i rëndësishëm për trurin, i cili në këtë mënyrë merr mjaft energji për funksionim normal gjatë ditës. /Telegrafi/

Exit mobile version