Site icon Telegrafi

Zgjim Hyseni i PSD: Shpend Ahmeti i gatshëm t’ia lëshojë vendin Isa Mustafës në dialog

Anëtari i Kryesisë së PSD-së, Zgjim Hyseni ka thënë se kryetari i këtij subjekti, Shpend Ahmeti do të mund ta lëshonte vendin e bashkëdrejtuesit të dialogut, që pritet ta marrë sipas rezolutës së propozuar për dialogun.

Shpend Ahmeti, sipas tij, është i gatshëm që t’ia lëshojë këtë vend kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, njofton Klan Kosova.

Hyseni këtë e ka thënë duke ftuar edhe LDK-në dhe Vetëvendosjen që të bëhen pjesë e dialogut me Serbinë.

Sipas rezolutës së propozuar nga PSD, Shpend Ahmeti dhe Fatmir Limaj do të jenë bashkëdrejtues të këtij procesi.

Exit mobile version