Telegrafi

Zgjidhni dikë në zemrën e të cilit keni një vend të veçantë: Një person që do të zgjohet dhe do të bjerë në gjumë me ju në mendje!

Në dashuri shpesh bëjmë zgjedhje të gabuara, por nuk bën të harrojmë që e meritojmë dikë i cili do të na dashurojë pa kushte – histori për dashurinë e vërtetë!

Mos harroni që e meritoni dashurinë e vërtetë. Dikë i cili do t’ju kujtojë butësisht që të zini vend të veçantë në zemrën e tij.

Mbase jeni të lodhur nga ndërtimi i marrëdhënieve me njerëzit të cilët nuk i plotësojnë pritjet tuaja, nuk i respektojnë dhe nuk çajnë kokën për ndjenjat tuaja. E dini që dëshironi diç më shumë, diçka më të prekshme – marrëdhënie me personin me të cilin përfundimisht do të ndiheni të dashuruar dhe të mbrojtur, me dikë i cili çdo ditë do t’ju urojë – “Mirë mëngjes”.

Dëshironi të njihni dikë i cili nuk frikësohet t’jua zbulojë ndjenjat e veta të vërteta. Me dikë i cili do të dëshirojë të ndajë me ju çdo pjesë të shpirtit dhe të zemrës. Dikë i cili do t’ju bëjë të ndiheni të sigurt dhe nuk do të detyroheni vazhdimisht të hamendësoni se çfarë vërtet ka në mendje.

Ju meritoni të jeni me dikë që është gati t’ju vë në prioritetin e tyre, për ta bërë marrëdhënien tuaj prioritet. Dikush që dëshiron të ndërtojë një jetë me ju, transmeton Telegrafi.

Ndaj zgjidhni dikë që do t’ju kujtojë menjëherë pas zgjimit dhe do të presë me padurim momentin kur të dëgjojë zërin tuaj ose t’ju dërgojë një mesazh të këndshëm.

Ju meritoni dikë, marrëdhënia e të cilit me ju do t’ju bëjë njeriun më të lumtur në botë. Dikush që do të admirojë sukseset tuaja, do t’ju respektojë dhe do t’ju dojë ashtu siç jeni – me të gjitha pluset dhe minuset tuaja.

Ju meritoni një marrëdhënie me dikë që do të kujdeset për ju. Me dikë që do t’ju dëgjojë, që do të dëshirojë të flasë me ju se si shkoi dita jote, jo për mirësjellje, por sepse do të jetë i interesuar sinqerisht.

Ju meritoni një marrëdhënie me dikë që nuk do të ndalojë së menduari për ju. Kush do t’ju dërgojë mesazhe në mëngjes dhe do t’ju ndriçojë ditën. Dikush që do të bjerë në gjumë me ju në mendje dhe do të zgjohet.

Zgjidhni dikë që do t’i vendosë ndjenjat e tij për ju mbi egon e tij. Me dikë që do të dëshmojë sinqeritetin, besnikërinë dhe dashurinë e tij me çdo fjalë, çdo veprim.

Dikush që do t’ju kujtojë butësisht se ju keni një vend të veçantë në zemrën e tij. Dhe dashuri pa kushte. /Telegrafi/