Site icon Telegrafi

Zgjidhet pesëshja më e mirë e Olimpiadës në basketboll, dy yje nga SHBA

Pas përfundimit të turneut olimpik të basketbollit, FIBA ​​shpalli fituesit e çmimeve individuale.

Në pesëshen ideale përfshiheshin dy lojtarë nga skuadra që fitoi medaljen e artë SHBA, përkatësisht amerikanët LeBron James dhe Steph Curry.

Së bashku me ta, në pesë të parët ishin edhe serbi Nikola Jokic, gjermani Dennis Schröder dhe francezi Victor Wembanyama, i cili gjithashtu mori vlerësimin për basketbollistin e ri më të mirë.

Trajneri më i mirë u zgjodh trajneri francez Vincent Collet, i cili e çoi skuadrën me medaljen e argjendtë.

Çmimi për lojtarin më të dobishëm të turneut shkoi për LeBron James, i cili shënoi mesatarisht 14.2 pikë, 6.8 kërcime dhe 8.5 asistime gjatë turneut.

Megjithatë, shumë amerikanë besojnë se është bërë një padrejtësi dhe se titulli MVP duhej t’i takonte Steph Curry (14.8 pikë, 3.2 kërcime dhe 2.5 asistime mesatarisht), i cili ishte lojtari më i mirë i SHBA-së në dy ndeshjet vendimtare, gjysmëfinale dhe finale.

Curryi ishte i pandalshëm ndaj Serbisë me 36 pikë në gjysmëfinale si dhe në finale ndaj Francës realizoi 24 pikë. /Telegrafi/ 

Exit mobile version