Telegrafi

Zgjidhet misteri i spirales së çuditshme që u shfaq mbi qiellin e Zelandës së Re

Një strukturë e çuditshme rrotulluese  e parë në qiellin e natës mbi Zelandën e Re doli të ishte shkaktuar nga një prej raketave të Elon Musk.

Pavarësisht se disa në internet shpresonin se struktura të kishte një lloj origjine aliene, ajo ishte si rezultat i një SpaceX Falcon 9 që nxirrte karburantin e tij pasi lëshoi ngarkesën, transmeton Telegrafi.

Raketa ishte lansuar të dielën në mëngjes, duke bartur satelitët Globalstar DM15.

Kur raketa u rrotullua për të nxjerrë karburantin e saj, shkaktoi një gjurmë avulli që reflektonte rrezet e diellit. Ishte shtëllunga e ndriçuar e raketës që krijoi vorbullën blu të dukshme.

Pavarësisht se këto lloj spiralesh u krijuan nga raketat e bëra nga njeriu, paraqitja mbresëlënëse ende befasoi ata që e panë. /Telegrafi/