Një strukturë e çuditshme rrotulluese e parë në qiellin e natës mbi Zelandën e Re doli të ishte shkaktuar nga një prej raketave të Elon Musk.
Pavarësisht se disa në internet shpresonin se struktura të kishte një lloj origjine aliene, ajo ishte si rezultat i një SpaceX Falcon 9 që nxirrte karburantin e tij pasi lëshoi ngarkesën, transmeton Telegrafi.
Raketa ishte lansuar të dielën në mëngjes, duke bartur satelitët Globalstar DM15.
Taken in Queenstown NZ about 30 minute’s ago. Any ideas what it is? Some speculating it’s got something to do with SpaceX @elonmusk pic.twitter.com/lvA2amDzGM
— Clare Rehill ?? ?? (@ClareRehill) June 19, 2022
Kur raketa u rrotullua për të nxjerrë karburantin e saj, shkaktoi një gjurmë avulli që reflektonte rrezet e diellit. Ishte shtëllunga e ndriçuar e raketës që krijoi vorbullën blu të dukshme.
Pavarësisht se këto lloj spiralesh u krijuan nga raketat e bëra nga njeriu, paraqitja mbresëlënëse ende befasoi ata që e panë. /Telegrafi/
Stargazers in New Zealand have been ‘freaking out’ after seeing spiralling light formations in the night sky. ‘It looked like an enormous spiral galaxy, just hanging there in the sky, and slowly just drifting across,’ one observer said. pic.twitter.com/rh2Nvd3cGb
— June Bull (@PBoro1118) June 20, 2022