Telegrafi

Zgjidhet kreu i ri i Prokurorisë së Posaçme në Shqipëri

LSA

Me 5 vota pro, Këshilli i Lartë i Prokurorisë në Shqipëri zgjodhi sot prokurorin Altin Dumani si kreun e ri të Prokurorisë së Posaçme SPAK, për një mandat trevjeçar.

Dumani zëvendëson në detyrë Arben Krajën, i cili ishte kreu i parë i SPAK, një institucion i ri i formuar si rezultat i Reformës në Drejtësi, për të hetuar korrupsionin e nivelit të lartë dhe krimin e organizuar.

Arben Krajës i përfundon mandati zyrtarisht më 18 dhjetor, më tej ai vijon punën si prokuror i SPAK për një mandat 9-vjeçar.

Kandidati tjetër Edvin Kondili mori 4 vota nga Këshilli i Lartë i Prokurorisë, ndërsa Adnan Xholi mori vetëm 1 votë.

Dumani kaloi vetingun në vitin 2019, duke rezultuar i pastër në të tre shtyllat e verifikimit të vetting-ut: pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale. /Telegrafi/