Site icon Telegrafi

Zgjidhen 12 drejtuesit e rinj të Policisë së Shqipërisë në qarqe, publikohen emrat

Foto: Ilustrim

Ka përfunduar procesi i emërimit të drejtuesve të rinj të Policisë së Shtetit në 12 qarqet e vendit. Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, ka bërë me dije emrat e fituesve të konkursit për drejtues të policisë.

Përzgjedhja e fituesve duket se është në bazë të renditjes së pikëve që Policia e Shtetit publikoi ditën e diel. Përjashtim bën vetëm drejtuesi i ri i policisë në Fier, i cili renditej i 15-ti në listë me 71 pikë. Hitaj ishte jashtë 12 kandidatëve të parë, 11 prej të cilëve u emëruan në një nga drejtoritë e policisë në qarqe.

Drejtuesit e rinj sipas qarqeve:

Elton Alushi – Tiranë
Erion Ahmeti – Korçë
Luigj Vathi – Berat
Artion Duka – Dibër
Fatmir Hoxha – Elbasan
Gentian Berberi – Kukës
Altin Mena – Lezhë
Skënder Hita – Fier
Fatmir Lleshaj – Shkodër
Elidon Çela – Vlorë
Altin Merizaj – Gjirokastër
Vilson Bala – Durrës. /Telegrafi/

Exit mobile version