Telegrafi

Zgjerohet deficiti tregtar në Britani

Deficiti tregtar i Britanisë është zgjeruar në tremujorin e parë të 2016-ës në nivelin më të lartë që prej krizës financiare dhe tregon se ngadalësimi global po ndikon ekonominë.

Rënia në 3 muajt e parë u zgjerua në 13.273 miliardë paund nga 12.205 miliardë që ishte në tremujorin e kaluar dhe është shifra më e madhe që prej tremujorit të parë të 2008-ës, tregon Zyra Kombëtare e Statistikave.

Deficiti në mallra u zgjerua në nivelin më të madh që kur të dhënat nisën regjistrimin në 1998-ën, apo në 34.7 miliardë paund. Megjithatë, shifrat vetëm për muajin Mars u përmirësuan paksa dhe deficiti në tregtinë e mallrave ra në 11.204 miliardë paund.

Rritja ekonomike e Britanisë u ngadalësua në 0.4 për qind në tremujorin e parë të 2016-ës, në rënie nga tremujori i fundit i 2015-ës. Ngadalësimi i ekonomisë kineze ka dëmtuar tregtinë globale që prej mesit të vitit të kaluar dhe sondazhet e bëra drejt prodhuesve britanikë, kanë treguar porosi gjithnjë e në rënie për fabrikat e vendit çdo muaj.

Deficiti i llogarisë korrente të Britanisë shënoi një rekord prej 7 për qind në raport me ekonominë në fund të 2015-ës. Megjithatë, pjesa më e madhe e deficitit vjen për shkak të performancës së dobët të investimeve jashtë vendit.

Çmimet e naftës Brent, benchmarkut të Londrës, arritën në nivelin më të ulët që prej vitit 2003 në Janar, duke reduktuar vlerën e eksporteve britanike./Telegrafi/