Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi, ka njoftuar se këtë javë është mbajtur ceremonia e inaugurimit të punimeve të fundit në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.
Bislimi, përmes një postimi në Facebook, ka njoftuar se në kuadër të të zgjerimit të infrastrukturës janë ndërtuar dy hapësira të reja e janë shtuar katër porta.
“Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” po rritet e zgjerohet. Për të gjithë udhëtarët që fluturojnë përmes tij e veçanërisht për kushte më të mira edhe për diasporën tonë në udhëtimet e tyre. Këtë javë u mbajt ceremonia e inaugurimit të punimeve të fundit, ku në kuadër të zgjerimit të infrastrukturës janë ndërtuar dy hapësira të reja e janë shtuar katër porta, me rreth 1300 m2 shtesë ndërtim”, ka shkruar Bislimi, transmeton Telegrafi.
Sipas Bislimit, tashmë numri total i portave të fluturimeve mbërrin në 12 nga 8 sa ishin më herët, duke vazhduar me rritjen e kapacitetit të terminalit. /Telegrafi/