Site icon Telegrafi

Zgjerimi i shtratit të lumit Llap

Në Komunën e Podujevës ka filluar projekti për pastrim-zgjerimin edhe të një segmenti të shtratit të lumit Llap. Nga Komuna bëjnë të ditur që projekti do të përfundojë brenda dy viteve dhe se është në të mirë të qytetarëve.

Tash e një muaj në Komunën e Podujevës ka filluar pastrimi dhe zgjerimi i shtratit të lumit Llap, segmenti nga fshati Peran deri në fshatin Repë.

Banorët e fshatit Peran të kësaj  po ankohen për mos mirëmbajtjen e lumit, e të cilët nuk janë deklaruar para kamerës.

Por, ndryshe mendojnë banorët të cilët jetojnë në zonën e qytetit. Ata janë shprehur të kënaqur me mbarëvajtjen e punimeve.

“Sa i përket pastërtisë, pjesa që shihet me sy është në gjendje të mirë. Mirëmbajtja dhe pastrimi është në nivel të mirë. Vërejtje nuk kemi. Nëpër fshatra e më tutje nuk e di si është gjendja”, shprehet për RTV Dukagjinin, banori Rrustem Bahtiri, përcjell Telegrafi.

Ndërsa, Nazmi Elezi, shef i Zyrës për Komunikim me Publikun në Komunën e Podujevës, ka thënë se ky projekt po shkon siç duhet dhe se pritet të përfundojë brenda dy viteve.

“Ka rreth një muaj që ka filluar të realizohet projekti për zgjerimin dhe pastrimin e lumit Llap në segmentin Peran-Rep në një gjatësi prej 16 kilometër”, deklaroi Nazmi Elezi.

Sipas tij, nëse kompania kontraktuese shkakton ndonjë dëm eventual, është e detyruar ta bëjë kompensimin.

“Në rast të dëmtimit të ndonjë prone, operatori është i obliguar ta kthej në gjendjen si ka qenë…Nuk do të dëmtohet askush, përkundrazi projekti është në të mirë të qytetarëve”, shtoi më tej Nzmi Elezi.

Për ndyrshe, sipas Komunës, qëllimi i këtij projekti është edhe parandalimi i vërshimeve, që mund të ndodhin në Podujevë. /RTV Dukagjini/Telegrafi/

Exit mobile version